Ikja e Njeriut Jose

Strip artisti i famshëm, Jose Ortiz, të cilin stripdashësit kosovarë e kanë njohur përmes krijimeve Hombre, Tarzan dhe Tex Willer, ka vdekur në moshën 82 vjeçare.

ShowBiz

26/12/2013 21:00

Jose Ortiz, strip artisti i përmasave botërore, të cilin stripdashësit kosovarë e kanë njohur përmes krijimeve Hombre, Tarzan dhe Tex Willer, ka vdekur në një spital në Valencia, pas problemeve me zemër.

Ortiz u lind në vitin 1932, në qytetin spanjoll Kartagjena.

Descanse En Paz…

Vizatimin e stripave e filloi qëkur ishte adoleshent – Balin, Pantera Nera dhe Sigur el Vichingo. Ishte i suksesshëm, fitoi disa shpërblime, prandaj në 1962 nisi të punojë për tregun britanik.

Për gazetën Daily Mirror realizoi Carol Baker, vizatoi episode të Judge Dredd, kurse kontribuoi edhe në revistën për fëmijë Once Upon a Time.

Ortiz u bë i famshëm në vitin 1974, kur u angazhua në shtëpinë botuese amerikane Warren Publishing, ku punoi deri në 1983. Njihej për adaptimin e tregimeve të Edgar Allan Poe.

Aty krijoi horror serialet Apocalypse, Night Of The Jackass, Coffin, Skallywag dhe Vampirela.

Horrori i tij më i rëndësishëm i asaj periudhe është The Four Horsemen of the Apocalypse.

Ka vizatuar shumë episode të Tarzanit.

Në vitet e 80’ta, pasi u kthye në Spanjë, punoi me skenaristin Antonio Seguro dhe realizoi stripin e tij më të njohur – Hombre.

Ky strip shpesh është krahasuar me krijimin e Hermann’it, Jeremiah, për shkak të atmosferës së ngjashme post-apokaliptike: civilizimi është shkatërruar, kurse të mbijetuarit gjinden si të munden në një botë të re, të egër.

Kritikët kanë thënë se Hombre është vepër shumë më e ashpër, më e errët dhe më realiste. Personazhi kryesor – antiheroi mesoburrë, sillet vërdallë nëpër botën e zhytur në errësirë dhe egërsi, të mbetur pa burime energjetike.

Paraardhësi artistik i Chuck Norris.

Në vitet e 1990’ta, Ortiz hyri në tregun italian dhe punoi për shtëpinë botuese Sergoi Bonelli Editore, për të cilën vizatoi Ken Parker dhe Tex Willer.

A.M.