Iker Casillas, në histori të futbollit

Iker casillas është futur edhe zyrtarisht në histori të ndeshjeve që zhvillohen në rang përfaqësuesesh.

Sport

28/03/2016 00:03

Ai e mbajti portën të paprekur për 90 minuta, në barazimin 0:0 të Spanjës te Rumania.

Në këtë ndeshjen, Casillas e regjistroi paraqitjen e 166-të në fanellën e Spanjës, duke u bërë lojtari me më së shumti paraqitje ndërkombëtare sipas FIFA-s, përcjellë “Lajmi.net”.

Ai e ka lënë në vendin e dytë lojtarin e pensionuar Vitalijas Astafjevs, i cili po ashtu ka 166 paraqitje me Përfaqësuesen e Letonisë.