Iker Casillas me mesazh emocionues për pensionimin e Victor Valdesit

Ish portieri i kombëtares spanjolle, Victor Valdes, ka vendosur të pensionohet nga futboll.

Sport

05/01/2018 19:08

Portieri që ka arritur shumë suksese me Barcelonën, ka vendosur përfundimisht që në moshën 36 vjeçare të largohet nga futboll, shkruan lajmi.net.

Valdes që nuk kishte gjetur asnjë skuadër këtë sezon, përmes një mesazhi të shkurtër në Twitter, ka konfirmuar largimin.

Menjëherë pas kësaj, ai ka marrë një mesazh emocionues nga Iker Casillas, portieri që ia ka “pamundësuar” paraqitjet në ekipin kombëtar të Spanjë.

“Ju nuk keni nevojë të shikoni trofetë për ta kuptuar se sa i madh jeni. Victor, urime faza e re e jetës”, ka shkruar Casillas./Lajmi.net/