Inzaghi befason para debutimit te Bologna: Dua të luajë futboll me ekipin tim!

"E dua ende futbollin dhe kam shumë dëshirë të vrapoj dhe të luaj në fushë me skuadrën”.

Sport

19/08/2018 11:47

Filipo Inzaghi dëshiron ende të luajë futboll.

Trajneri i Bolognas kërkoi nga futbollistët e tij të luftojnë për çdo top, përcjellë “Lajmi.net”.

“SPAL-i është një skuadër e mirë. Jemi të vendosur të fitojmë. Dua që lojtarët e mi të luftojnë për çdo top”, deklaroi Inzaghi.

“E dua ende futbollin dhe kam shumë dëshirë të vrapoj dhe të luaj në fushë me skuadrën”, shtoi ai.