Igli Tare flet për planet e Lazios në merkato

Ish sulmuesi i kombëtares shqiptare, Igli Tare, i cili tashmë është drejtor sportiv i Lazios, ka komentuar situatën e kësaj merkatoje.

Sport

03/01/2019 21:34

Tare ka thënë se pret nga skuadra italiane që të shesin më shumë lojtarë gjatë këtij afati kalimtar.

Afati në Itali është hapur dhe do të mbyllet tek më 31 janar. Për këtë periudhë ka folur edhe Tare.

“Mund të them që në fillim se tek Lazio do të ketë më shumë largime sesa ardhje të reja” ka thënë ish sulmuesi “kuq e zi”, transmeton lajmi.net.

“Duam që të arrijmë objektivat tona dhe të kualifikohemi për Ligën e Kampionëve. Jemi duke u afruar viteve të fundit dhe shpresojmë se ky është sezoni i duhur” ka thënë ndër të tjerash Tare.

Lazio momentalisht pozicionohet në pozitën e katërt, me 32 pikë të grumbulluara, një më shumë sesa Milan. /Lajmi.net/