Igli Tare, drejtori sportiv më i mirë në Serie A – Lajmi.net
Igli Tare, drejtori sportiv më i mirë në Serie A
Autori: Lajmi.net Serie ASport 11:05, 10 January 2018
Rezultatet e para konfirmojnë faktin që Igli Tare, drejtori sportiv i Lazios, mbetet ndër më të vlerësuarit nga opinioni sportiv italian për manaxhimin që i ka bërë merkatos së Lazios sezonet e fundit.

Cili është drejtori sportiv më i mirë në Serinë?

Kjo është pyetja që Corriere Dello Sport u drejton lexuesve të saj në sondazhin e fundit, për të zbuluar mendimin që kanë të apasionuarit e futbollit italian për punën e drejtuesve që kanë një rol shumë të rëndësishëm në skuadrat respektive.

Rezultatet e para konfirmojnë faktin që Igli Tare, drejtori sportiv i Lazios, mbetet ndër më të vlerësuarit nga opinioni sportiv italian për manaxhimin që i ka bërë merkatos së Lazios sezonet e fundit, çka është reflektuar përveçse në rezultate, edhe në rritjen e vlerës së futbollistëve të skuadrës bardhekaltër.

44-vjeçari shqiptar kryeson momentalisht me 18% të votave, i ndjekur nga Paraticci i Juventusit dhe Giuntoli i Napolit me nga 14%. Më pas renditen Sartori i Atalantës dhe Monchi i Romës me nga 10%, transmeton “Supersport.al”.

Këto janë vetëm rezultatet paraprake, pasi votimi në këtë sondazh të Corriere Dello Sport nuk është mbyllur akoma.

Fotolajm

Rozana Radi provokon nga pasqyra, shfaq gjoksin më shumë se ç’duhet
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO