Iggy Azalea nuk është homoseksuale

Reperja australiane, Iggy Azalea, ka hedhur poshtë çdo mundësi se ajo mund të jetë homoseksuale, pasi një gjë të tillë e kanë pohuar mediat gjatë ditëve të fundit.

ShowBiz

28/04/2014 19:16

Këngëtarja njihet si njëra ndër personat që flet bukur vetëm për femrat dhe kjo është bërë shkas që mediat të mendojnë se ajo është homoseksuale.

Sidoqoftë, këtë gjë e ka mohuar vet reperja duke thënë: “Unë e di që flas për femrat shumë, unë mendoj se ata janë shumë  të bukura, por unë nuk dua që njerëzit të mendojnë se unë jam lezbike”.

“Në ditët e sotme është shumë normale që njerëzit dëshirojnë të jenë homoseksual. Unë nuk jam homoseksuale. Unë nuk dua që ta puth një femër”.

Iggy gjatë ditës së shtunë ishte në skenë për të performuar këngën nga albumi i saj i ri.