IFC-Bank Group, investime në Turqi me vlerë 1.1 miliard dollarë

Sektori privat i Bankës Botërore bëri 1.1 miliardë dollarë investime afatgjata në Turqi gjatë vitit fiskal 2018, njoftoi të martën Korporata Ndërkombëtare Financiare (IFC).

Lajme

18/09/2018 18:00

“Angazhimet më të mëdha të IFC gjatë vitit të fundit fiskal ishin Turqia me 1.1 miliardë dollarë, Rumania 336.4 milionë dollarë, Serbia 190.5 milionë dollarë, Ukraina 129.1 milion dollarë dhe Kazakistani 111.5 milionë dollarë,” tha IFC – Bank Group.

Sipas Anadolu Agency, Turqia është aktualisht destinacioni i dytë më i madh IFC në botë, duke u bazuar në këtë deklaratë.

Ajo gjithashtu siguroi 938 milionë dollarë për bankat turke nën programin e saj global të financimit të tregtisë, duke zgjeruar mundësinë e financimit për kompanitë.

Financimi afatgjatë i IFC në Turqi u përqëndrua në mbështetjen e prioriteteve të zhvillimit të vendit në përputhje me strategjinë e partneritetit të Grupit të Bankës Botërore.

IFC është një institucion global zhvillimi i fokusuar në sektorin privat në tregjet në zhvillim.

Ajo punon me më shumë se 2,000 biznese në nivel global.

Në vitin fiskal 2018, IFC dha më shumë se 23 miliardë dollarë në financimin afatgjatë për vendet në zhvillim, duke shfrytëzuar fuqinë e sektorit privat për t’i dhënë fund varfërisë ekstreme dhe për të rritur prosperitetin e përbashkët.