Idrizi: Fokusi i PDK-së për Vushtrrinë – zhvillimi ekonomik

Ferit Idrizi, kandidat i Partisë Demokratike për kryetar të Vushtrrisë ka thënë se meqë infrastrukturën e kanë përfunduar tashmë në Vushtrri, pasi që PDK ka qenë në pushtet edhe në të kaluarën në këtë komunë, tani në fokus e kanë zhvillimin ekonomik.

Lajme

12/10/2017 22:00

Idrizi në Magazinën Lokale deklaroi se koncepti i ri i PDK-së në Vushtrri janë objektivat e reja të zhvillimit.

“Koncepti i ri qeverisës ka objektiva të reja zhvillimore, pasi kemi paraparë krijimin e mundësive për investime dhe zhvillim ekonomik”, deklaroi Idrizi, njofton Klan Kosova.

“Do t’u japim 14 hektarë tokë bizneseve për shfrytëzim”.

“Jemi fokusuar edhe në ngritjen e cilësisë në arsim, ndërsa tek mirëqenia sociale kemi paraparë ndërtimin e banesave për familje të dëshmorëve dhe për të pastrehët”.

“Do t’i ndërtojmë gjithashtu edhe dy çerdhe në qytet”.