“Idhulli im është Kaka, babai qau kur më grumbulluan”

Nicolò Zaniolo ishte emri më i madh surprizë i Mancinit, në momentin kur zbuloi listën e të grumbulluarve të Italisë përpara ndeshjeve me Poloninë dhe Portugalinë për Ligën e Kombeve.

Sport

05/09/2018 20:17

Çudia qëndron në faktin se ai është grumbulluar me kombëtaren axurre, pa luajtur as edhe një ndeshje të vetme në Serie A.

“Mesazhi që dua të jap? Mos u dorëzoni kurrë dhe ndiqini gjithnjë ëndrrat tuaja, – është shprehur mesfushori i Romës i lindur në vititn 1999, nga Coverciano ku grumbullohet gjithnjë Italia. – Kur pashë emrin tim mes të grumbulluarve, krejt rastësisht teksa po shihja televizor, u emocionova shumë, i telefonova babait dhe ai u prek aq shumë saqë edhe u përlot”.

Sa i përket idhujve të tij… “Kam admiruar gjithnjë brazilianin Kakà”.

Zaniolo, – i biri i Igor Zaniolos, ish-sulmues i Spezias, Genoas dhe Ternanës, – ndihet gati t’ia kthejë besimin e shfaqur nga Mancini për të.

“Dua ta them, nuk e prisja këtë grumbullim, por fakti që jam këtu e ka një motiv padyshim. Teksa më ka ndjekur, Mancini duhet të ketë vlerësuar diçka tek unë, – shton më tej i riu italian. – Unë do të përpiqem të tregoj gjithçka në fushë, duke punuar me qetësi dhe vullnet të pakomromistë, e sigurisht duke parë edhe të mëdhenjtë e futbollit për të kuptuar diçka nga sekretet e tyre”.

Grumbullimin me kombëtaren, talenti i ri ia faturon trajnerit dhe stafit të tij (tek Italia), por edhe Romës që ka besuar shumë tek aftësitë e tij. Ecuria në kampionatin europian me ekipin e moshave U19 të Italisë e ka ndihmuar shumë atë./TCH/

ombë