“IDGAF” nga Dua Lipa për 48 orë, shënon një tjetër sukses

Këngëtarja nga Kosova, Dua Lipa po vazhdon të na bëjë krenar në botë.

ShowBiz

14/01/2018 14:01

Pas shumë arritjeve në vitin 2017 dhe këngës “New Rules”, e cila i solli asaj suksese të jashtëzakonshme, Dua ka publikuar projektin e ri, shkruan lajmi.net.

“IDGAF” titullohet projekti më i ri të cilin, këngëtarja e solli të shoqëruar me videoklip, për të cilin ka thënë se ishte goxha vështirë i realizueshëm.

Në vetëm 48 orë nga publikimi, “IDGAF” ka kaluar shifrën prej 10 milionë shikimesh në kanalin YouTube, e padyshim që këtij suksesi më së shumti i është gëzuar Dua.

#IDGAF KA MARRË 10 MILIONË KLIKIME NË 48 ORË WOOOW”, ka shkruar Dua duke treguar se tashmë dikush e ka shndërruar edhe në princeshë të Disneyt.

Dua Lpa mbrëmë është njoftuar se nominohet në pesë kategori për “Brit Awards 2018”. /Lajmi.net/

YouTube player