Idetë e reja ndryshojnë qelizat e trurit tuaj

Ky modifikim biokimik, është thelbësor në prodhimin e ndryshimeve në lidhje të qelizave të trurit, të cilat janë të lidhura me të mësuarit që ne e bëjmë. Gjetjet japin një shpjegim për disa aftësi të kufizuara mendore, thanë studiuesit. Në kafshë, shkencëtarët gjetën pothuajse dy herë më shumë “delta-catenin” (lloj acidi proteinik) në tru, pasi…

Lifestyle

27/02/2014 16:29

Ky modifikim biokimik, është thelbësor në prodhimin e ndryshimeve në lidhje të qelizave të trurit, të cilat janë të lidhura me të mësuarit që ne e bëjmë. Gjetjet japin një shpjegim për disa aftësi të kufizuara mendore, thanë studiuesit.

Në kafshë, shkencëtarët gjetën pothuajse dy herë më shumë “delta-catenin” (lloj acidi proteinik) në tru, pasi kafshët kishin mësuar mjedise të reja. Pasi ky lloj i qelizës “delta-catenin” ka qenë më parë i lidhur me të mësuarit, ky studim është i pari për ta përshkruar rolin e proteinave në mekanizmin molekular pas formimit të kujtesës.

“Duhet bërë më shumë punë, por ky zbulim na jep një kuptim shumë më të mirë të mjeteve që truri ynë përdorë për të mësuar dhe ofron njohuri se si këto procese bëhen më pas sëmundje neurologjike”, tha bashkë-autori Shernaz Bamji, një profesor i asociuar në Universitetin e Institutit ‘Jeta Shkenca’ në Kolumbi.

Përçarja e gjenit “delta-catenin” është vënë re në disa pacientë me skizofreni, tha studiuesi.

“Aktiviteti i trurit mund ta ndryshojë po ashtu edhe strukturën e kësaj proteine, si dhe funksionimin e saj,” tha Stefano Brigidi, autori i parë i shkrimit.

“Ne prezantuam një mutacion që kishte bllokuar modifikimin biokimik që ndodh në tru, pastaj i shfuqizuam ndryshimet strukturore në qelizat e trurit, të cilat janë të njohura për formimin e kujtesës”, tha Brigidi.