Identifikohet vrasësi i 12 personave në SHBA, ish-marins 28-vjeçar

Agresori që hapi zjarr ndaj një turme njerëzish në një lokal muzike në Kalifoni, duke lënë të vdekur 12 prej tyre, është identifikuar tashmë si David Long, 28-vjeçari ish-pjesëtare marine, sipas zyrës lokale të sherifëve.

Bota

08/11/2018 17:03

“Kemi pasur disa herë probleme me Long përgjatë viteve, por kanë qenë ngjarje të vogla, një përplasje në trafik etj”, tha sherifi i kantonit Ventura, Geoff Dean, duke shtuar se kolegët e tij ishin thirrur në shtëpinë e tij për një grindje në prill të këtij viti.

Ai shtoi gjithashtu se agresori mund të ketë qenë duke vuajtur nga simptomat e PTSD-së, një sëmundje mendore e quajtur çrregullim post-traumatik stresi.

I dyshuari u gjet i vdekur në vendngjarje, në qytetin Thousand Oaks, në veriperëndim të Los Angelesit. “Besojmë se ai ka qëlluar veten”, tha Dean. /Top Channel/