Identifikohet shqiptari që humbi jetën në Itali

Një shqiptar 48-vjeçar që punonte si shoferi kamioni ka humbur jetën një ditë më parë në një aksident të rëndë të ndodhur në Trento, Itali.

Lajme

15/11/2017 09:34

Mediat italiane shkruajnë se viktima është Edmond Boci, një shqiptar rezident në Gjermani, vartës i një kompanie autotransporti gjermane.

Përplasja ka ndodhur mes dy kamionëve dhe me gjithë ndërhyrjen e urgjencës dhe helikopterit të ndihmës së shpejtë, shqiptari nuk ka mundur të mbijetojë, shkruan syri.net.

Shqiptari për arsye ende të paqarta është përplasur me një mjet që e parakalonte, një kamion i Çekisë. Shoferi i tij shpëtoi pa dëmtime.