Identifikohet kufoma që u gjet në Dajt

Policia ka identifikuar kufomën e gjetur dje në fshatin Priskë të Dajtit. Mësohet se viktima është një Vasil Biba, 36 vjeç.

Lajme

16/02/2016 16:20

Ai rezultonte në kërkim policor, pasi akuzohej për mashtrim.

Viktima akuzohej se kishte shitur disa herë të njëjtat apartamente, duke mashtruar disa persona.

Policia ka arritur në një përfundim të tillë pasi ka krahasuar gjurmët e gishtërinjve të viktimës me ato të personave në kërkim.

Numri i personave të mashtruar dhe provat e pakta të gjetura në vendngjarje pritet ta vështirësojnë ndjeshëm hetimin policor për gjetjen e vrasësve./shekulli