Identifikohet i zhdukuri që u hodh në lum nga Ura e Fshajtë, policia jep detaje

Policia e Kosovës ka identifikuar personin që është zhdukur sot në Gjakovë, pasi është hedhur në lumin Drini i Bardhë nga Ura e Fshajtë.

Lajme

27/06/2017 22:38

Sipas zëdhënëses së Policisë në Gjakovë, Lirje Podrimaj-Beqiraj, është fjala për një burrë të moshës 50-vjeçare, i identifikuar vetëm me inicialet S. G.

“Informatat e para janë që personi është S. G. nga Gjakova, i moshës 50 vjeçar”, ka thënë për lajmi.net Podrimaj-Beqiraj.

Më pas tha se të gjitha njësitet, me ndihmën e qytetarëve vullnetarë, po vazhdojnë të kërkojnë për të zhdukurin, edhe përkundër që pengesë tani është edhe errësira, ka bërë të ditur Podrimaj-Beqiraj.

Policia e Kosovës ishte informuar për rastin në orën 16:20.

S.G., sipas informatave që ka marrë Policia, ka kërcyer në ujë nga Ura e Fshajtë dhe më nuk ka dalë nga aty.

Ajo më pas tha se tani më edhe drejtori rajonal është në vendin e ngjarjes dhe janë duke vazhduar me kërkim, por ende nuk kanë pasur rezultat. /Lajmi.net/