Identifikohen autorët e vrasjes në Lushnje – Lajmi.net
Identifikohen autorët e vrasjes në Lushnje
Autori: Lajmi.net LajmeRajoni 12:23, 12 October 2017
Janë identifikuar dhe shpallur në kërkim nga policia  të dyshuarit si autorë të atentatit në lushnjë.  Laert Haxhiu dhe Orgest Bilbili dy  emra nuk janë emra të panjohur për prokurorinë dhe policinë e Lushnjes.

Ata dyshohen për vrasjen e ish anëtarit të Bandës së Lushnjes, Gerti Lalës, i njohur me nofkën “Irriqi” në korrik të 2011, ku për këtë vrasje Haxhiu mori 32 vite burg, por bëri vetëm tre dhe doli për mungesë provash.

Shënjestër e atentatit të një dite më parë ka qënë Sajmo Xheliu, i cili ka mundur të largohet duke i shpëtuar plumbave.

Ky është atentati i dytë që i është bërë Xheliut, pas atij të shtatorit të vitit 2016, ku së bashku me nipin e Aldo Bares, Xhulio Shkurti mbetën të plagosur. Pasditen e të mërkurës Haxhiu ka qënë i shoqëruar nga dy persona të tjerë, të cilët së bashku kanë zbrazur 41 fishekë ku 31 plumba kanë rënë në trupin e Zamir Latifit dhe 10 në trupin e Jurgen Hoxhës.

Mbas ngjarjes autorët janë larguar në drejtim të Beratit dhe kanë braktisur në fshatin Cukas, automjetin të cilit  i kanë vënë flakët.

Burime nga prokuroria thonë se është një dëshmitar kyç i cili po mbahet i fshehtë për arsye sigurie. Një nga pistat e dyshuara është ajo e konfliktit të bandës së Lushnjes dhe ekzekutimit në vitin 2000 të djalit të xhaxhait të Laert Haxhiut. Një pistë tjetër është ajo e pazareve të drogës.

Fotolajm

‘’Në makinë, ka njerëz që nuk do të takohen kurrë më!’’
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play Pro Kicker Frenzy
  • Play Berry Rush
  • Play Supercar Showdown
  • Play Zombie Big Trouble