Ideja e zgjuar që e bëri një mama pronare të kompanisë me vlerë 15 milionë dollarë

Xhenifer Holland ishte thjesht një grua që rriste fëmijët në shtëpi, por një ide e papritur bëri që ajo të ndërtonte një biznes me vlerë 15 milionë dollarë. Holland ishte në muajin e fund të shtatzënisë, kur gjatë një vizite te pediatri për fëmijën e saj 1 vjeç e gjysmë, pa se sa e vështirë ishte për të birin dhe për doktorin njëkohësisht kontrolli i grykëve.

Bota

26/04/2016 01:57

Doktori përdorte një spatul prej druri, ndërsa me dorën tjetër mbante elektrikun, për t’i parë gjendjen e grykëve.

Duke parë këtë situatë të sikletshme për të birin, por edhe të vështirë për doktorin, gruaja shpiku një pajisje të ngjashme, por me material plastik, e cila ka një dritë, që ndihmon mjekun të shohë në thellësi të gojës.

33-vjeçarja, nënë e katër fëmijëve, jeton në Njukastëll, Australi. Ajo ishte një konsulente financiare (e paangazhuar në profesion në momentin e shpikjes), por kjo shpikje e futi plotësisht në botën e biznesit.

“Throat Scope” u lançua për herë të parë në treg në vitin 2015 dhe llogaritet që kompania të ketë një vlerë 15 milionë dollarë. Pas një marrëveshjeje me një kompani farmaceutike në Itali, produkti do të shpërndahet në 140 vende të botës./shekulli