Ideja e Limajt për demarkacionin po mbështetet edhe nga ndërkombëtarët

Rruga e vetme që i ka mbetur Qeverisë së Kosovës për ratifikimin e demarkacionit me Malin e Zi, është ideja e zëvendëskryeministrit Fatmir Limajt.

Lajme

14/02/2018 10:32

Sipas “Blic”, ky opsion e ka edhe mbështetjen e ndërkombëtarëve.

Para pak ditësh Zëvendëskryeministri Limaj vizitoi Malin e Zi ku u takua me ministrin e Punëve të Jashtëm të Malit të Zi, Serdan Darmanoviq. Limaj dhe Darmanoviq kanë diskutuar disa opsione për daljen nga ky ngërç ku zgjidhja duhet të jetë e pranueshme për të dyja palët.

E pasi moti nuk e la që më 6 shkurt të ateronte në Prishtinë, Kryeministri i Malit të Zi, Dushko Markoviq, do ta vizitojë Kosovën të mërkurën, ku pritet të vendoset një epilog për demarkacionin.Temë diskutimi në këtë takim do të jetë çështja e demarkacionit.Ideja e Limajt po quhet rezervë juridike.Ndërsa dikush tjetër po e sheh si zgjidhje të problemit, por të përkohshëm.Raportohet se edhe ndërkombëtarët i kanë dhënë përkrahje propozimit të Limajt.