Ide fantastike, ja ku do të luajë Chapecoense (FOTO)

Një ide e re për klubin brazilian, Chapecoense.

Sport

01/12/2016 15:37

Ideja më e fundit në mbështetje të klubit brazilian vjen pikërisht nga Brazili, ku grupimi i tifozëve të Milanit aty ka nisur një fushatë që Chapecoense të jetë pjesë e “Trofeut Berluskoni”.

Tifozët i kanë dhënë udhë fushatës “#ChapeNoTrofeuBerlusconi” në rrjetet sociale, me synimin për të bindur Milanin që ta përfshijë edhe skuadrën braziliane në edicionin e ardhshëm të triangolares miqësore.

Të gjitha të ardhurat e fituara nga biletat do të shkonin në llogari të klubit nga Chapeco.

Ideja ka gjetur mbështetje të gjerë mes tifozësh, ndërkohë që pritet të mësohet nëse klubi italian do ta pranojë sugjerimin e tifozëve.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6.