ICT Awards në vitin e shtatë në kërkim të gjurmëve inovatore

Për vitin e shtatë me radhë, ICTSmedia do ta freskojë vëmendjen dhe fokusin e publikut në anën inovative dhe kreative ku mendjet do të kthehen në mendjet e profesionistëve dhe gjeneratave të së ardhmes mbarëshqiptare, do të mendojnë produktivitet dhe inovacion.

Lajme

31/01/2019 13:22

Albanian ICT Awards, gara mbarëkombëtare e mendjeve të ndritura në fushën e teknologjisë, informacionit, komunikimit dhe bizneseve sapo të lançuara, do të vihet në kërkim të identifikimit dhe shpërblimit të të arriturave dhe të rejave që kurrë nuk perëndojnë.

Prej shtatë vitesh, juria e Albanian ICT Awards ka administruar dhe vlerësuar mbi 1000 projekte dhe aplikime të ndryshme në të gjitha kategoritë, ndërsa mbi 150 projekte të ndryshme, Juria e ICT Awards i ka  analizuar dhe vlerësuar deri në detajet më të vogla.

Janë shpërblyer si finalistë dhe fitues rreth 100 individë për kontributin e dhënë në inovacion dhe përparimet në teknologji që bartin një vulë shqiptare kudo në botë.

Ide të shumta të transformuara në realitet, garuesit e ICT Awards janë padyshim liderët e së nesërmes që kanë vendosur ti flasin realitetit Shqiptar me guxim dhe kurajo.

Dimensionet e ICT Awards

Besimi që ICT Awards u ka dhënë këtyre projekteve është afirmuar nga arritjet individuale të secilit prej projekteve fituese ndër vite. Besim i cili konfirmon vit pas viti një vetëdijësim të qartë për një kontribut të pamatshëm dhe se si puna e secilit prej tyre ndikon në shoqëri.

ICT Awards është dëshmuar si një institucion që përgjegjësinë e suksesit ia lë pasqyrimit real zhvillimor, emancipimit të shoqërisë, nivelit të vetëdijësimit të organizatave dhe kompanive serioze nëhapësirat shqiptare dhe më gjërë, të rinjëve dhe përgatitjes së tyre për shekullin 21, fëmijëve dhe medias.

ICT Awards bart në vetvete përgjegjësinë e shpërfaqjes së një rinie dhe profesionistëve potencial siç është ajo shqiptare, të afirmimit të së mirës dhe të suksesshmes duke e bërë atë model për tu ndjekur nga të gjithë, pikë frymëzimi për të gjithë shpirtrat dhe mendjet e pavendosura rreth potencialit të tyre.