Icardi zbulon nëse ka kryer testet mjekësore në Real Madrid

Mauro Icardi ka mohuar spekulimet rreth transferimit në Real Madrid.

Sport

09/01/2018 14:32

“Icardi ka kryer testet mjekësore me Realin”, kështu raportoi “Daily Express” në Angli dhe “Diariogol” në Spanjë.

Por këto zëra i ka dëgjuar dhe Icardi i cili për “Sportmediaset” tha: “Mashtrim i bujshëm…Vetëm një mashtrim, asgjë më tepër”.

“Daily Express” dhe “Diariogol” raportonin se Florentino Perez pagoi klauzolën e lirimit të lojtarit me vlerë 110 milionë euro.