Icardi zbulon nëse do të transferohet në Real Madrid

Mauro Icardi nuk planifikon të largohet nga Inter përkundër interesimit për transferimin e tij nga Real Madrid.

Sport

05/12/2017 09:18

Mauro Icardi ka refuzuar interesimin nga Real Madrid.

Sulmuesi i Interit ka thënë se nuk ka asgjë më të mirë se të luajë për Nerazzurrët dhe të jetojë në qytetin e njohur italian.

“Real Madrid? Jemi mirë këtu në Itali”, deklaroi Icardi për mediat italiane, përcjell “lajmi.net”.

“Jemi lider, jam golashënuesi më i mirë, çfarë duhet të kërkojë më shumë?”, u shpreh ai. /Lajmi.net/