Icardi zbulon golat më të bukur në Inter

Mauro Icardi ka thënë se golat ndaj rivalëve nga Serie A janë ata që i kujton më së tepërmi.

Sport

22/03/2018 10:09

Mauro Icardi ka veçuar golat më të rëndësishëm të tij si futbollist i Interit.

Kapiteni i “Nerazzurrëve” ka thënë se golat ndaj rivalëve nga Serie A janë ata që i kujton më së tepërmi.

“Golat më special për mua? Ata ndaj Juventusit dhe Milanin”, u shpreh Icardi për mediat italiane, përcjell “lajmi.net”.

Icardi ka bilanc të mirë të golave në ballafaqimet ndaj Juventusit dhe Milanit. /Lajmi.net/