Icardi zbulon emrin e ekipit ku do të luajë pas këtij sezoni

Mauro Icardi nuk ka dyshime për të ardhmen e tij në Inter.

Sport

26/09/2018 07:27

Mauro Icardi ka dhënë indikacione se nuk planifikon të largohet nga Inter.

Sulmuesi dhe kapiteni i “Nerazzurrëve” ka theksuar se është në pritje të finalizimit të kontratës së re me klubin nga Milano.

“Kontrata e re? Çdo vit flitet shumë për të. Unë jam i qetë, vazhdoj ta bëj punën time. Klubi dhe gruaja ime duhet të bisedojnë, duhet ta përmirësojmë kontratën dhe do të bëhet kur të bëhet”, u shpreh ai pas fitores 2-1 ndaj Fiorentinës në Serie A, përcjell “lajmi.net”.

“Rrjetet sociale dhe gazetat flasin tepër. Kam 120 gola pas vetes, nuk jam i brengosur për fjalët e tyre, isha i qetë”, theksoi ai. /Lajmi.net/