Icardi-Wanda, “çmendet” Interi

Mauro Icardi është shumë pranë largimit nga Interi. Sulmuesi ka kërkuar rinovim kontrate me rritje page, gjë që në fakt Interi e ka bërë edhe para një viti.

Sport

10/07/2016 17:05

Për këtë arsye, klubi zikaltër ka refuzuar, duke zemëruar Icardin, por edhe bashkëshorten e tij Wanda Nara, e cila lëshon një deklaratë të bujshme.

“Kemi kuptuar që me sa duket klubi nuk mundet ta mbajë dhe e ka nxjerrë në shitje. Ka shumë klube të interesuar. Mauros do t’i vinte shumë keq të largohej, por e kemi kuptuar në çfarë situate ekonomike është Interi. Urojmë që klubi të mos kërkojë shifra të çmendura për shitjen e tij”.

Atletico Madrid është skuadra më e interesuar për argjentinasin, për të cilin ka shfaqur interes edhe Juventusi në Itali.

Parashikoni ndeshjet e EURO 2016 dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 6S dhe Samsung Galaxy Note 4.