Icardi vazhdon bisedimet me Interin, afër kontrata e re në Meazza

Mauro Icardi së shpejti do ta konfirmojë të ardhmen e tij te skuadra nga Giuseppe Meazza.

Sport

18/07/2018 12:44

Mauro Icardi dhe Inter vazhdojnë të jenë në bisedime për vazhdimin e kontratës.

Mediat italiane kanë bërë të ditur se sulmuesi argjentinas, së shpejti do ta konfirmojë të ardhmen e tij te skuadra nga Giuseppe Meazza.

Icardi spekulohej me largim nga “Nerazzurrët”, gjatë këtij afati kalimtar të verës, përcjell “lajmi.net”.

Por, e ardhmja e tij pritet të jetë ende e lidhur me ekipin nga Milano. /Lajmi.net/