Icardi – Tijanjin Quanjian, lajm i pabesueshëm nga Kina

Edhe Interi është shqetësuar nga futbolli kinez.

Sport

16/01/2017 18:11

Është skuadra e Tijanjin Quanjian, që drejtohet nga ish mbrojtësi italian, Fabio Cannavaro, që ka shprehur interesim për kapitenin e Interit, Mauro Icardi.

‘Sportmediasset’ shkruan se tashmë kinezët janë vënë në kontakt me Interin, për t’ia ofruar një pagë marramendëse për 23 vjeçarin, përcjell lajmi.net.

Por, pavarësisht ofertës, Interi pritet t’i thotë jo parave, duke e konsideruar të pashijshëm sulmuesin më të mirë të skuadrës.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6