Icardi shkakton problem të ri me postimin e fundit në Instagram

Mauro Icardi i është ‘përgjigjur’ Interit nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, duke mos dhënë  sinjale të pajtimit.

Sport

15/02/2019 08:08

Argjentinasit i është hequr garda e kapitenit të mërkurën, duke ia besuar portierit Samir Handanovic, i cili drejtoi skuadrën në fitoren 0-1 ndaj Rapid të Vjenës.

Arsyet për të gjitha këto nuk janë bërë të qarta, përveç trajnerit Luciano Spalletti dhe drejtorit Piere Ausilio, duke këmbëngulur se ishte një vendim i dhimbshëm dhe që duhej të mendonin me shumë kujdes.

I paqartë ka qenë edhe reagimi i sulmuesit Mauro Icardi.

“Është më mirë të mbash gojën e mbyllur dhe të dukesh budalla, se ta hapësh dhe të heqësh çdo dyshim”, ka shkruar Icardi./Lajmi.net/