Icardi – Real Madrid, ky është lajmi i fundit

Mauro Icardi vazhdon të insistojë se nuk ka arsye për t’u larguar nga Interi, pavarësisht interesimit që Real Madrid po shfaq për të.

Sport

04/12/2017 16:27

Argjentinasi po shkëlqen në Serie A ku në 15 ndeshjet e para ka arritur të shënoi 16 gola.

Paraqitjet e tij kanë bërë që interesim për shërbimet e tij të ketë nga Spanja, konkretisht nga Real Madrid.

“Mendoj se rikthimi në kombëtare është diçka e arritur për atë që kam bërë deri më tani me Interin”, ka deklaruar Icardi për ‘Telefe’, përcjell lajmi.net.

“Real Madrid? Jam mirë në Itali. Jam i pari, top golashënuesi, çfarë mund të kërkoj më shumë./Lajmi.net/