Icardi në Real Madrid? Vjen përgjigja e Zidanes

Trajneri i Real Madrid, Zinedine Zidane, ka folur për thashethemet që e lidhnin sulmuesin e Interit, Mauro Icardi, me një kalim të mundshëm në ‘Santiago Bernabeu’.

Sport

01/12/2017 23:51

Icardi që ka shënuar 15 gola në 14 ndeshje për Interin, po shihet si zëvendësim i duhur për Karim Benzeman.

“Nuk mund të flas për lojtarë që nuk janë këtu. Ka shumë që mund të vijnë, shumë të aftë, që mund të luajnë këtu një ditë. Por ky nuk është një problem i imi”, është përgjigjur Zidane në pyetjen për kalimin e mundshëm të Icardit në Real Madrid.

Real Madridin përndryshe e pret një sfidë e vështirë në udhëtim te Athletico Bilbao, me fillim nga ora 20:45./Lajmi.net/