Icardi në listën e dëshirave të Chelsea

Chelsea ka filluar sezonin e ri 2018/19 në mënyrë fenomenale.

Sport

19/10/2018 18:10

Ata pozicionohen në krye të tabelës, me pikët e barabarta me Liverpool e Manchester City.

Futbolli i aplikuar nga Maurizio Sarri ka filluar të vie në pah, pasi skuadra po bënë lojë tejet të bukur, shkruan lajmi.net.

Pjesa ku londinezët kanë pasu ngecje, ka qenë pozita e sulmuesit të qendrës.

Morata nuk ka gjetur formën e tij më të mirë të mundshme dhe Giroud gjithashtu nuk është në elementin më të mirë.

Si pasoj, Chelsea duket se ka kthyer sytë nga Icardi.

“The Sun” raporton se “Blut” do të tentojnë që në janar ta transferojnë lojtarin e “zikaltërve”.

Alternativ tjetër thuhet të jetë Patrick Cutrone i Milanos. /Lajmi.net/