Icardi në bisedime me top klubin e Evropës

Inter dhe Mauro Icardi në bisedime për kontratën e re.

Sport

14/02/2018 07:29

Inter ka përshpejtuar bisedimet për vazhdimin e kontratës me Mauro Icardin.

E përditshmja sportive italiane “Tuttosport” shkruan se klubi milanez dëshiron ta konfirmojë të ardhmen e kapitenit në Giuseppe Meazza.

Drejtuesit e Interit janë në kontakt me gruan dhe menaxheren e Icardit, Wanda Nara për të siguruar kontratën “anti – krizë” për argjentinasin, përcjell “lajmi.net”.

Mirëpo, menaxheri i njohur Mino Raiola dëshiron ta marrë në menaxhim Icardin për ta transferuar në Manchester United. /Lajmi.net/