Icardi merr lajmin më të keq në karrierë

Mauro Icardi nuk do të jetë pjesë e ekipit të Argjentinës për Kampionatin botëror 2018.

Sport

05/05/2018 08:56

Mauro Icardi nuk do të ftohet nga Argjentina për Kampionatin botëror 2018.

Kapiteni i Interit është njoftuar nga selektori i Argjentinës, Jorge Sampaoli se nuk do të jetë pjesë e ekipit për garën e madhe në Rusi, raportojnë mediat argjentinase.

Icardi ka humbur duelin me dyshen e Juventusit, Paulo Dybala dhe Gonzalo Higuain që pritet të ftohen nga Sampaoli për “Botërorin 2018”, përcjell “lajmi.net”.

Përkundër një sezoni pozitiv me shumë gola te Inter, Icardi nuk konsiderohet i dobishëm nga Kombëtarja e Argjentinës. /Lajmi.net/