Icardi ka një kërkesë për Interin

Mauro Icardi nuk ka dyshime për të ardhmen e tij.

Sport

20/09/2018 13:16

Mauro Icardi është ende në pritje për kontratë të re në Inter.

Mediat italiane raportojnë se sulmuesi argjentinas dëshiron që klubi t’i ofrojë marrëveshje të re, për ta konfirmuar të ardhmen e tij në Giuseppe Meazza.

Icardi ende nuk ka vazhduar kontratën me “Nerazzurrët”, përcjell “lajmi.net”.

Reprezentuesi argjentinas vazhdon të jetë futbollisti kryesorë te skuadra nga Milano. /Lajmi.net/