Icardi ishte prezent në ndeshjen River Plate – Boca, ja çfarë thotë Spalletti

Sulmuesi i Inter, Mauro Icardi, udhëtoi drejt Madridit për ta parë nga afër ndeshjen e dytë finale të “Copa Libertadores”, River Plate – Boca Juniors.

Sport

10/12/2018 21:59

Ai është lojtari kryesorë i skuadrës së Inter, e cila këtë mesjavë zhvillon një ndeshje vendimtare kundër PSV Eindhoven, në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Trajneri i Inter, Luciano Spalletti nuk ka parë ndonjë problem me faktin se Icardi ishte në Madrid për këtë ndeshje.

“Nuk shoh ndonjë problem” ishin fjalët e tij në konferencën për medie, transmeton lajmi.net.

“Kishte edhe delegacion nga Juventus. Gjithashtu anëtarë të ekzekutivit të Inter. Nuk shoh ku qëndron problemi” ka thënë tutje italiani.

“Është si të shkosh diku për darkë. Ai ishte me gruan e tij për të parë një spektakël” ka përfunduar Spalletti.

Inter duhet të fitojë me doemos në ndeshjen kundër PSV Eindhoven nëse dëshiron kalimin në fazën tjetër të Ligës së Kampionëve. /Lajmi.net/