Icardi – Inter, vjen lajmi i madh nga “Gazzetta dello Sport”

Mauro Icardi do ta konfirmojë të ardhmen e tij te skuadra e Interit.

Sport

11/09/2018 10:13

Mauro Icardi ka arritur marrëveshje për vazhdimin e kontratës në Inter.

“Gazzetta dello Sport” shkruan se së shpejti do të bëhet zyrtarizimi, i marrëveshjes së re të sulmuesit argjentinas me klubin nga Milano.

Inter i ka ofruar argjentinasit zgjatje të kontratës deri më 2023, me një pagë vjetore mes 5 dhe 6 milionë euro, përcjell “lajmi.net”.

Icardi në muajt e shkuar ishte kërkuar nga skuadra e Real Madridit. /Lajmi.net/