Icardi – Inter, ky është lajmi i fundit

.

Sport

20/03/2018 16:17

Wanda Nara në një intervistë për Gazzetta Dello Sport, ka treguar vlerat në rritje të Mauro Icardit për Interin.

Ajo ka menduar dhe për tifozët, të cilët i ka siguruar se nuk ka tensionet sa i përket rinovimit të kontratës me Interin dhe ajo do të arrihet shumë shpejt.

“Mauro bën zhurmë në fushë, aty ku duhet të bëjë”.

“Jemi shumë të qetë për këtë. Besojmë në rinovim. Kur takoj drejtorin sportiv [Piero Ausilio] në stadium, qeshim dhe bëjmë shumë shaka”, tha ajo.

“Nganjëherë bëjmë shaka se Icardi kushton çdo ditë e më shumë. Jemi të qetë, pa tensione”, përfundoi ajo.