Icardi i befason lojtarët e Interit, u blenë ora Rolex

Mauro Icardi ka bërë një veprim të jashtëzakonshëm për bashkëlojtarët e tij te Inter.

Sport

28/11/2018 11:37

Mauro Icardi u shpall sezonin e kaluar golashënuesin më i mirë i Serie A, duke shënuar në total 29 gola.

Sulmuesi argjentinas ka falënderuar bashkëlojtarët e tij te Inter, duke u blerë nga një orë të firmës ‘Rolex, përcjell “lajmi.net”.

Për më shumë, Icardi u ka blerë orë edhe dy lojtarëve që nuk janë më pjesë e skuadrës italiane, Joao Cancelos (Juventus) dhe Rafinhas (Barcelona).

Kujtojmë se sonte Inter do të përballet me Tottenhamin në kuadër të Ligës së Kampionëve, e që do të jetë vendimtare për fazën e grupeve. /Lajmi.net/

https://www.instagram.com/p/Bqszf6pHXue/?utm_source=ig_embed