Icardi gëzon tifozët e Interit

Mauro Icardi është deklaruar shumë i lumtur te Inter, me të cilët është pranë nënshkrimit të një kontrate të re.

Sport

19/10/2018 08:03

Sulmuesi argjentinas, Mauro Icardi, u ka dhënë një lajm të mirë tifozëve të Interi.

25 vjeçari, që ka qenë njëri nga golashënuesit më të mirë në Serie A në vitet e fundit, ka deklaruar se është i lumtur te Interi, që tani drejtohet nga Luciano Spalletti.

“Jam i lumtur që do të qëndroj këtu”, ka deklaruar Icardi, i cili ka kontratë me Interin deri në vitin 2021, përcjell ‘lajmi.net’.

“Ka pasur kontakte, por kam vendosur të qëndroj këtu për veten dhe familjen time. Kam ëndërruar të luaj në Ligën e Kampionëve në fanellën e Interit, prandaj nuk mund të largohem”.

“Do të përpiqemi të rinovojmë, por nuk e di nëse do të ndodhë para Krishtlindjeve”./Lajmi.net/