Icardi e turpëroi Bonuccin, ja çfarë i ka bërë kapitenit të Milanit

Mauro Icardi tani ka bilanc prej 10 golash në 10 takime kundër Leonardo Bonuccit.

Sport

18/10/2017 12:09

Mauro Icardi realizoi het-trik në fitoren e Interit ndaj Milanit me rezultat 3:2 në Serie A.

Për më tepër, sulmuesi argjentinas e përmirësoi bilancin e tij në duelet kundër Leonardo Bonuccit.

Icardi tani ka bilanc prej 10 golash në 10 takime kundër Bonuccit, raportojnë mediat italiane, përcjell “lajmi.net”.

Bonucci ishte ‘viktimë’ e golave të Icardit edhe në kohën kur ishte futbollist i Juventusit.

Por, tani e pësoi edhe më keq në derbin e tij të parë si kapiten i Milanit. /Lajmi.net/