Icardi e rikthen Interin te fitorja

Interi është rikthyer te fitorja në Serie A.

Sport

19/11/2017 22:42

Pas barazimit me Torinon, Interi është rikthyer te fitorja duke e mposhtur 2:0 Atalantën në Serie A, në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 13-të.

Të dy golat për Interin i shënoi sulmuesi Icardi, në pjesën e dytë.

Icardi shënoi në minutat 51’ dhe 60’./Lajmi.net/