Icardi cakton vizitat mjekësore me klubin e ri, çmimi 80 milionë euro

Më 26 dhjetor, Icardi do t'i nënshtrohet testeve mjekësore para konfirmimit të marrëveshjes me Real Madridin.

Sport

06/12/2017 13:43

Real Madrid ka caktuar vizitat mjekësore për sulmuesin e Interit, Mauro Icardi.

“El Chiringuito” raporton se klubi madrilen ka afruar marrëveshjen për blerjen e yllit argjentinas.

Më 26 dhjetor, Icardi do t’i nënshtrohet testeve mjekësore para konfirmimit të marrëveshjes me Real Madridin,  përcjell “lajmi.net”.

Inter do të përfitojë 80 milionë euro nga shitja e tij dhe 12 milionë euro të tjera në bonuse.

Icardi në Real Madrid do të përfitojë 9 milionë euro në sezon si dhe bonuse të tjera. /Lajmi.net/