Ibrahimovicit i rritet rroga

Zlatan Ibrahimovic mund të përfundojë karrierën e tij të lavdishme me fanellën e Paris Saint-Germain. Sulmuesi suedez, i lidhur me klubin francez deri më 2015, së shpejti mund të vazhdojë kontratën e tij për një ose dy stinorë, me rritje të konsiderueshme në pagën vjetore nga 13.8 në 15 milionë euro. Sipas medieve franceze, menaxheri…

Sport

17/09/2013 15:16

Zlatan Ibrahimovic mund të përfundojë karrierën e tij të lavdishme me fanellën e Paris Saint-Germain.

Sulmuesi suedez, i lidhur me klubin francez deri më 2015, së shpejti mund të vazhdojë kontratën e tij për një ose dy stinorë, me rritje të konsiderueshme në pagën vjetore nga 13.8 në 15 milionë euro.

Sipas medieve franceze, menaxheri i ish sulmuesit të Malmos, Ajaxit, Juventusit, Interit, Barcelonës dhe Milanit, Mino Raiola, është duke punuar për realizimin e marrëveshjes për vazhdimin e qëndrimit të klientit të tij në Parc des Princes.

Ibrahimovic, së bashku me përforcimin e ri Edinson Cavani paraqesin fuqinë kryesore sulmuese të PSG-së, që do të debutojë në edicionin e ri të Ligës së Kampionëve sonte kundër Olympiacosit.