Ibrahimovic zgjedh futbollistin më të mirë të Italisë

Zlatan Ibrahimovic ka thënë se ish bashkëlojtari i tij nga Paris Saint-Germain, Marco Verratti është futbollisti më i rrezikshëm tek "Azzurrët".

Sport

09/11/2017 09:25

Zlatan Ibrahimovic nuk ka dyshime se prej nga do të vjen rreziku më i madh për ekipin e Suedisë në duelin ndaj Italisë në play-off për kualifikim në “Kampionatin botëror”.

Ibrahimovic ka thënë se ish bashkëlojtari i tij nga Paris Saint-Germain, Marco Verratti është futbollisti më i rrezikshëm tek “Azzurrët”.

“Sipas meje, Ibrahimovici i Italisë, futbollisti nga i cili duhet të kemi frikë më shumë është Marco Verratti. Ai është pa dyshim futbollisti më i fortë i Italisë”, deklaroi Ibrahimovic, përcjell “lajmi.net”.

“Por, edhe ai ka nevojë të përdoret në rolin e tij më të mirë, kështu mund të luajë jo në 100 për qind por në 200. Ai është talent i jashtëzakonshëm, në PSG është zhvilluar shumë dhe është shndërruar në një prej futbollistëve më të mirë në botë”, u shpreh ai. /Lajmi.net/