Ibrahimovic zbulon favoritët e “Botërorit 2018” – Lajmi.net
Ibrahimovic zbulon favoritët e “Botërorit 2018”
Autori: Lajmi.net Botërori FIFA 2018Sport 13:20, 14 June 2018
Zlatan Ibrahimovic ka veçuar favoritët e tij në Kampionatin botëror 2018.

Dëshirontë të ishte me çdo kusht në Botëror, edhe pse nuk i dha një dorë Suedisë në kualifikueset, por Ibrahimovic në Rusi do të jetë vetëm si spektator.

Në një intervistë për faqen zyrtare të FIFA-s, ylli suedez i Los Angelos Galaxy ka bërë parashikimet e tij për finalet e këtij Botërori. Në listën e të përzgjedhurve të Ibrahimovic sigurisht që janë Neymar, Messi dhe Ronaldo, edhe pse gjigandi i sulmit veçon Pogba dhe Mbappe.

“I pari është i shpejtë dhe i fortë taktikisht, i dyti edhe pse ende nuk ka bërë kapërcimin si Top Player, mund ta bëjë këtë Botëror”, shprehet Ibra për Pogba dhe Mbappe, përcjell “TCH”.

Ibra shpreh opinionin e tij dhe për skuadrat favorite për fitoren finale të turneut, ku mes tyre nuk ëshë fare Franca: “Spanja, Gjermania, Brazili dhe padyshim edhe Argjentina – thotë suedezi – edhe pse skuadra e drejtuar nga Sampaoli nuk do të jetë mes favoriteve. Padyshim është edhe Suedia. Ka mundur skuadra të rëndësishme në kualifikuese…”.

Fotolajm

Rozana Radi provokon nga pasqyra, shfaq gjoksin më shumë se ç’duhet
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO