Ibrahimovic vazhdon në PSG

Paris Saint-Germain ka njoftuar se sulmuesi Zlatan Ibrahimovic ka vazhduar kontratën e tij me klubin për një tjetër vit, duke u lidhur me kampionin e Ligue 1 deri më 2016. Suedezi iu bashkua PSG-së në fillim të stinorit 2012-13 në kontratë trevjeçare dhe realizoi më së tepërmi gola duke ndihmuar ekipin e drejtuar nga Carlo…

Sport

25/09/2013 10:17

Paris Saint-Germain ka njoftuar se sulmuesi Zlatan Ibrahimovic ka vazhduar kontratën e tij me klubin për një tjetër vit, duke u lidhur me kampionin e Ligue 1 deri më 2016.

Suedezi iu bashkua PSG-së në fillim të stinorit 2012-13 në kontratë trevjeçare dhe realizoi më së tepërmi gola duke ndihmuar ekipin e drejtuar nga Carlo Ancelotti të fitojë titullin e parë pas 19 vjetësh.

Largimi i italianit drejt Real Madridit në qershor zgjoi spekulime se 31-vjeçari mund të largohet nga klubi, por Ibrahimovic ka shprehur gatishmërinë e tij të qëndrojë në Paris.

“Nuk shoh ambicie më të mëdha në Evropë se Paris Saint-Germain. Vërtetë shpresoj që PSG të jetë klubi im i fundit. Klubi është sikurse unë, vetëm ëndrrat nuk mjaftojnë”, u shpreh Ibrahimovic për uebfaqen zyrtare të klubit. Sipas medieve franceze me kontratën e re, ylli suedez do të përfitojë 15 milionë euro në vit.