Ibrahimovic vazhdon në PSG

Zlatan Ibrahimovic ka vendosur që të vazhdojë kontratën në Paris Saint-Germain.

Sport

08/04/2016 12:19

Zlatan Ibrahimovic do të nënshkruajë kontratë të re në Paris Saint-Germain.

Sulmuesi suedez është i gatshëm ta vazhdojë qëndrimin e tij në klub edhe për një vit.

Por, më pas ai do të pranojë një ofertë nga Katari me vlerë prej 50 milionë euro, ka bërë të ditur e përditshmja sportive italiane “Gazzetta dello Sport”, përcjell “Lajmi.net”.

Ibrahimovic ka hyrë në muajt e fundit të kontratës së tij në Paris Saint-Germain.

Kurse, ai kërkohet edhe nga Manchester United dhe Arsenal në Premierligë.