Ibrahimovic u drejtohet tifozëve të Milanit

Zlatan Ibrahimovic ka dërguar një mesazh për tifozët e Milanit.

Sport

25/07/2018 10:16

Zlatan Ibrahimovic nuk e harron të kaluarën, sidomos periudhën e kaluar si futbollist i Milanit.

Sulmuesi i LA Galaxy është takuar me ish skuadrën e tij gjatë përgatitjeve të tyre në Los Angeles.

Ai po ashtu ka dërguar një mesazh për tifozët e Milanit, përcjell “lajmi.net”.

“Tung për të gjithë tifozët e Milanit, shpresoj që jeni mirë. Më mungoni shumë, më keni mbetur në zemër. Ju uroj shumë fat, jam gjithmonë me ju. Një përshëndetje të madhe”, deklaroi Ibrahimovic. /Lajmi.net/