Ibrahimovic tregon se kush mund ta fitojë Kupën e Botës

“Kush e fiton Botërorin? Shpresoj Brazili, ose mbase Suedia”. Në fjalët e Zlatan Ibrahimovic nuk gjendet asnjë shenjë dashurie për kombëtaren e tij , që në Rusi do të udhëtojë, por jo për të luajtur, vetëm për angazhime marketing.

Sport

08/06/2018 18:20

Sulmuesi i Los Angeles Galaxy, që u tërhoq nga përfaqësuesja pas Euro 2016, dukej në një moment sikur mund të rikthehej me fanellën e kombëtares, pas kualifikimit të Suedisë, por federata i mbylli dyert. Një vendim i pritur aspak mirë nga Ibra, transmeton telesport.

“Tani thonë se kanë një lojë skuadre, lojën tipike suedeze që aq shumë plqehet nga mediat. Mediat tashmë sigurojnë se Suedia është një skuadër më e mirë pa mua, ndaj besoj se do të fitojnë Botërorin. Është mentaliteti tipik i mediave suedeze, ndërsa unë nuk kam një emër tipik suedez dhe as një sjellje tipike suedeze, ndonëse vazhdoj të mbaj akoma disa rekorde në kombëtare”, ironizoi Ibrahimovic.